Cardi B reagoi ashpër ndaj Elon Musk pasi ai e quajti “kukull” pasi u duk e hutuar për shkak të një problemi me teleprompterin gjatë një tubimi të organizuar nga Kamala Harris në Milëaukee të Premten.
“Nuk jam kukull, Elon,” shkroi këngëtarja e “WAP” në rrjetin social X të shtunën. “Jam bijë e dy prindërve emigrantë, që u përpoqën shumë për të më mbështetur!” Ajo shtoi: “Jam produkt i asistencës sociale, produkt i varfërisë dhe i një sistemi që shpesh është kundër nesh… Por ti s’di asgjë për këtë.”
Musk, 53 vjeç, postoi një video ku Cardi shfaqet duke u ngatërruar në fjalët e saj për më shumë se një minutë kur teleprompteri nuk funksionoi si duhet gjatë fjalimit në mitingun e Harris.
“Një tjetër kukull që s’di të flasë pa i dhënë dikush fjalët,” komentoi themeluesi i Tesla-s.
Cardi pranoi të premten se ishte “pak nervoze” kur nuk mund të lexonte fjalimin nga teleprompteri./NO FILT