Halloween-i ribashkon Bradley Cooper dhe Irina Shayk

Ish-çifti Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ribashkuan për Halloëeen për të shoqëruar vajzën e tyre 7-vjeçare, Lea, në natën e së enjtes.

Ata u fotografuan duke e shëtitur vogëlushen e tyre, e cila ishte veshur si një shtrigë, nëpër lagjen Ëest Village të Neë York-ut, së bashku me aktoren Anne Hathaëay, e cila kishte dalë me një  nga djemtë e saj.

Aktori i “A Star Is Born”, 49 vjeç, kishte veshur një kostum të një kafshe, ndërsa Shayk, 38 vjeç, kishte zgjedhur personazhin Lara Croft nga “Tomb Raider”.

Veshja e zezë e modeles përfshinte një mbajtëse në kofshë, dhe flokët i kishte të kapur në një gërshet të gjatë. Ndërkohë, Lea ishte e zhytur në frymën e Halloëeen-it me një fustan të zi dhe grim të gjelbër në fytyrë. Ajo mbante edhe një fshesë për t’u përshtatur plotësisht me personazhin.

Anne Hathaëay, e cila ka dy djem me bashkëshortin e saj Adam Shulman, dukej se kishte veshur një kostum të frymëzuar nga “Star Wars”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA