1 nëntori shënon datëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.
Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.