SHBA-ja dhe BE-ja kanë kritikuar Serbinë për ligjin e miratuar më herët gjatë javës, që synon ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Ligji që Qeveria e Serbisë ia propozoi Kuvendit serb për miratim më 28 tetor, parasheh gjykime për të gjitha krimet e parapara me Kodin Penal të këtij vendi, të cilat janë kryer pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.
Lidhur me këtë, avokati Ardian Bajraktari, në emisionin COMPAS në ATV, tha se ky veprim i Qeverisë së Serbisë është më shumë për konsum të brendshëm dhe për të forcuar pozicionin e saj raport me procesin e negociatave, pasi që sipas tij, edhe ashtu, Serbia vazhdimisht ka ndjekur ish pjesëtarët e UÇK-së.
“Sa dyshim që është me motive politike, për konsum të brendshëm dhe mbase edhe tendencë për ta forcuar pozicionin e Serbisë në raport me procesin negociues që kur të vjen situata potencialisht edhe ndaj kësaj çështje, të lëshojnë pe apo e ngjashme, mirëpo unë jam optimisht se Bashkimi Evropian, SHBA-të që kanë investuar për kaq energji, mund e të gjitha këto, në procesin e përafrimit të këtyre dy vendeve, nuk do të duhej ta toleronin ecjen përpara të kësaj politike”, tha Bajraktaeri. /atvlive.tv
Intervistën e plotë të avokatit Ardian Bajraktari, në emisionin COMPAS në ATV, e gjeni në videon më poshtë: