Sara Hoxha ka qenë qendër të vëmendjes së mediave së fundmi, sidomos pas ndarjes së saj nga reperi Ledri Vulaj. Ajo ishte e ftuar në një emision të njohur në Shqipëri, ku moderatori i drejtohet me fjalët: Sa mirë që të ka bërë ndarja, ishe bërë yll i vërtetë.” Në përgjigjen e saj, Sara tha: Po pra po, kështu po më thonë.
Përveç kësaj, pas daljes në publik të Ledrit me partneren e tij të re, Sara mori një vendim duke e larguar reperin nga lista e ndjekësve në Instagram. Vendim qw duket se tregon se ajo po e lë pas këtë marrëdhënie, pasiqë deri në atë moment, Sara dhe Ledri ishin miq në këtë rrjet social.
Sara është e njohur për aktivitetin e saj të gjerë në rrjetet sociale, ku ajo shpesh ndan momente nga jetën e saj të përditshme. Ajo ka bërë të ditur se ka blerë një shtëpi në Tiranë dhe aktualisht është e angazhuar në zgjedhjen e detajeve për shtëpinë e saj të re, duke treguar kështu përkushtimin e saj për një jetë të re.
Megjithatë, deri tani, Sara nuk ka folur për ndonjë lidhje të re dashurie pas ndarjes. Ajo ka theksuar se tema e ndarjes me Ledrin është delikate dhe dëshiron ta mbajë atë private. “Ndonjëherë çfarëdo përgjigje që jep nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka, do të marrim vesh se çfarë po ndodh. Nuk jam duke e vrarë mendjen për asgjë,” ka thënë ajo.
Një nga vështirësitë që Sara ka përmendur është ajo e rritjes së një fëmije pa partnerin.
Nga ana tjetër, Rina Zaiti, e dashura e re e Ledri Vulws, është një artiste e talentuar në fushën e artit të thonjve dhe deri më tani ka qëndruar larg vëmendjes së mediave. Një nga faktet interesante është se, sipas një komenti të bërë më parë, Rina kishte pasur miqësi me Sara Hoxhën, duke e bërë kështu situatën akoma më delikate dhe intriguese.
Sara dhe Ledri, të cilët u bënë prindër të një vajze në vitin 2020, janë komentuar shumë në mediat shqiptare që nga momenti kur u bë publike lidhja e tyre. Pavarësisht se ndarja e tyre ka shkaktuar një valë spekulimesh, duket se Sara Hoxha është në një rrugëtim të ri, duke u përqendruar në karrierën dhe kujdesin për fëmijën e saj./ NO FILT