Aktori Channing Tatum, 44-vjeçar dhe Zoe, 35 vjeç, i kanë dhënë fund fejesës së tyre dhe kanë mbyllur romancën pas tre vitesh bashkë. Burime të shumta e kanë konfirmuar për revistën PEOPLE që çifti i famshëm e ka përfunduar marrëdhënien e tyre, pasi ishin fejuar në vitin 2023.
Channing – i cili më parë ka qenë i martuar me aktoren Jenna Dewan – dhe Zoe nuk kanë dhënë ende ndonjë koment për ndarjen e tyre të përfolur. Lajmi për ndarjen e tyre doli pak orë pasi Deadline raportoi se Channing dhe Zoe do të punojnë bashkë në një film të ri komedi të quajtur “Alpha Gang”. Filmi gjithashtu do të përfshijë emra si Dave Bautista, Lea Seydoux dhe Riley Keough.
Channing dhe Zoe kanë punuar më parë së bashku në filmin “Blink Twice”, i cili u publikua në fillim të këtij viti. Ky thriller ishte në fakt debutimi regjisorial i Zoe-s, ndërsa Channing kishte një rol kryesor në film.
Zoe pati disa dyshime për veten gjatë xhirimeve të filmit – por ajo zbuloi më herët se Channing ishte gjithmonë aty për ta mbështetur. Aktorja e cila provoi edhe regjinë, e cila është vajza e yllit të muzikës Lenny Kravitz dhe aktores Lisa Bonet – i tha revistës PEOPLE: “Pas ditës së parë të xhirimeve, thashë me vete, ‘O Zot, nuk e di në çfarë kam futur veten.’ Pastaj procesi i montimit zgjati shumë dhe për një kohë të gjatë filmi nuk funksiononte. Kishte ditë të mira dhe ditë të këqija’’.