Dafina Zeqiri, në ditën e saj më të rëndësishme, kishte zgjedhur të vishte pesë fustane të mahnitshme që e bënë atë qendër të vëmendjes. Fustani i saj i parë ishte një fustan i bardhë nusërie, i gjatë dhe elegant, me prerje sirene që theksonte format e trupit të saj. Ky fustan i veçantë kishte një vello të gjatë që i jepte asaj një pamje të përsosur, duke krijuar një atmosferë magjike në ditën e saj të dasmës.
Veshjet e të ftuarve ishin gjithashtu të komentuara. Të pranishmit kishin ardhur me veshje të përzgjedhura me kujdes. Midis tyre, disa nga të pranishëm ishin figura të njohura si Dhurata Dora, Rina Balaj, Emina Cunmulaj, Vera Ora, Yllka Kuqi, Ylli Limani, Mc Kresha, Ronela Hajati, Rina Balaj dhe shumë të tjerë.
Fustani i Dhurata Dorës ishte modern dhe elegant ngjyrë të zezë, I kombinuar me detaje transparente dhe të mbështjella me një prerje asimetrike, me një shpatull të zbuluar dhe një mëngë të gjatë transparente nga njëra anë.
Vera Ora, apo ndryshe e njohur si nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora u shfaq me një fustan goxha unik që shkruante: No Photos please.
Emina Cunmulaj, modelja e njohur kishte zgjedhur një fustan të gjatë me dekolte të hapur dhe në krahun e majtë i kishte përshtatur pupël të madhe.
Këngëtari Yll Limani tashmë dihet se I kushton shumë rendësi edhe veshjeve të tij sin ë përditshmëri, video klipe, koncerte ashtu edhe në evente të mëdha. Ylli u shfaq me kostum ngjyrë baby pink. Ngjyra rozë nga njerëzit e thjeshtë e deri tek të famshmit u rikthye në trend viteve të fundit.
Erzina Shehu bashkëshortja Mc Kreshës, së bashku me reperin ranë në sy me veshjet e tyre. Kostumi I Mc Kreshës ishte ngjyrë pjeshke e kombinuar me një këmishë ngjyrë të kaltër. Kurse Erzina u shfaq me një fustan të kaltër të gjatë dhe të lëshuar me një prerje anësore që theksonte njërën këmbë.
Rina Balaj me një fustan të zi të gjatë korset, mori vëmendje gjithashtu duke u dukur mjaft elegante.
Edhe Ronela Hajati zgjodhi fustanin ngjyrë të zezë, sepse sic thonë disa, me të zezën nuk gabon ! Fustani I saj ishte I ngjitur për trupi dhe me dekolte pak të hapur, kurse krahët me pëlhurë prej tyli.
Këto ishin vetëm disa nga pamjet më të pëlqyera dhe të komentuara në dasmën madhështore të këngëtares Dafina Zeqiri./ NO FILT