Reperja shqiptare Loredana Zefi do të sjellë për publikun një dimension të ri të jetës së saj përmes një libri autobiografik që pritet të publikohet më 18 nëntor. Libri, i titulluar “Als mein Herz brach” (në shqip, “Kur zemra ime u thye”), sjell rrëfime dhe të pathëna nga jeta e saj private.
Postimi i plotë i Loredanës:
“Çdo njeri ka të drejtë ta mbajë historinë e tij si më të trishtën, më dramatiken dhe më dëmtuese. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishtë, sepse është e imja, e kupton? E kam ndjerë, përjetuar, jetuar.
Prandaj, dua të të mirëpres, mirë se erdhe në historinë time. E kam shkruar atë, edhe pse ndonjëherë ka qenë e dhimbshme të kthehem prapa në plagët e kaluara, t’i përjetoj përsëri. Edhe pse këtu ndaj përvoja nga jeta ime personale, të cilat më parë nuk do të isha guxuar t’i publikoj as në ëndrrat e mia.”
Loredana Zefi është një këngëtare, repere dhe tekstshkruese me origjinë shqiptare nga Zvicra, e cila u bë e njohur për suksesin e saj në industrinë e muzikës hip-hop dhe rap.