Kryemadhi mbron publikisht Metën, akuzon Dumanin për nxjerrje të sekretit hetimor

Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë në një prononcim për mediat pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Ajo e cilësoi arrestimin si një sulm të organizuar nga qeveria ndaj tij, duke theksuar se mënyra e kapjes ishte e papranueshme.

Kryemadhi shprehu dyshime mbi veprimet e SPAK-ut, duke pyetur se përse çështja e Ilir Metës ka mbetur e pazgjidhur për pesë vjet.

Në fjalimin e saj, ajo ngriti shqetësime për korrupsionin dhe paaftësinë e institucioneve për të adresuar çështje të rëndësishme, siç është inceneratori i Tiranës, duke theksuar se situata në vend është alarmante.

“Bashkon SPAK-u çështjen e Ilir Metës CEZ-DIA me çështjet e Monika Kryemadhit. Po 5 vite pse nuk e zgjidhën. Të bëjmë këtë proces kriminal , siç u zhdukën bandat e shijakut. Gjejnë ata djem 2 metra të gjatë, me kapuça në kokë, me kallshnikov. Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk ju ka vajtur ndonjëherë. Edhe pse i kanë rënë në qafë. Pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Pastaj na del dhe një motërfuck-ër që e godet në kokë. Harrojnë që shqipëria është një fshat i vogël edhe të gjithë njihemi. Kush është policia e Neritan Nallbatit? Policia e këtij na bëka ne aksion polices. Policia e Shijakut, e vezëve dhe miellit në portin e Durrësit. Po të hapim gojën ne se ç’thonë njerëzit, këtu qelbet. Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës, nuk u bë asgjë”, tha Kryemadhi.

Ajo ka akuzuar SPAK se procesi ndaj saj është politik për shkak të denoncimeve që ajo ka bërë për inceneratorët.

“Nuk kisha ndërmend ta bëja sot sepse pasi mora vendimin nga gjykata për masën e sigurisë për mua prej 167 faqesh. Nuk isha e qetë mendërisht që ta lexoja me detaje, por duke e parë me përqindjen e asimilimit për të kuptuar se çfarë ndodhte vërtet. Të gjitha pyetjet që më janë bërë në SPAK kanë të bëjnë më kallëzimin penal të Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK të cilat për mua nuk kanë asnjë vlerë, por për të respektuar këtë institucion, kam qenë shumë korrekte dhe përveç korrektësisë time i kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5000 faqe të dokumentuar me ekspertizë financiare që nga viti ‘95 të familjes sime, mamasë sime dhe të gjithë familajrëve të mi. Mamaja ime ka pasur 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Kur lexoja materialin shikoja që nuk kisha përshirje të dokumenteve shkresore e ligjore që prokuroria i kishte bërë. Ky proces që ku ka nisur ka qenë politik, si rezultat i denoncimit tim për inceneratorët”.

Duke folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Ilir Metës, ajo akuzon SPAK-un për nxjerrje të sekretit hetimor.

“Indinjata ime erdhi pas deklaratës së SPAK ku për shkak të këtij ambienti refraktar e mosbesues ata do të ishin më të vërtetë. Jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si bashkëshorte e Metës. Janë thirrur familjarë të mi, janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur dhe për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur, se kemi thënë që kjo betejë do vijojë në rrugë ligjore”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA