MPJ e Sllovenisë: Veprimet e pakoordinuara të pafavorshme për konsensus në BE për t’ia hequr masat Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës nuk e ndihmojnë arritjen e një qëndrimin unanim brenda BE-së sa i përket heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.

Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së që nga qershori i vitit 2023. Vendimi për heqjen e tyre është në dorën e shteteve anëtare dhe për një gjë të tillë duhet unitet i plotë mes 27 shteteve të Bashkimit Everopian. Veprimet që ka bërë Qeveria e Kosovës në Veri të vendit, e që nga aleatët janë kritikuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara e kanë dëmtuar pozicionin e Kosovës dhe kanë ndikuar negativisht në qëndrimin e disa shteteve anëtare sa i përket asaj nëse Kosovës duhet t’i hiqen masat.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë që drejtohet nga Tanja Fajon kanë thënë se shteti slloven dhe partnerët ndërkombëtarë në mënyrë të vazhdueshme kanë theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi konstruktiv në kuadër të Dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit si e vetmja rrugë e vlefshme për Kosovën dhe Serbinë.

“Sllovenia, BE-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv në kuadër të Dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si e vetmja rrugë e mundshme për Kosovën dhe Serbinë”, kanë thënë nga MPJ e Sllovenisë për Gazetën Express.

Sllovenët thonë se në këtë qasje konstruktive që e kërkojnë përjashtohen hapat e pakoordinuar nga të dy palët dhe theksojnë se veprimet e pakoordinuara s’ndihmojnë për krijimin e konsensusit tek shtete anëtare për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Republikës së Kosovës.

“Ne e kemi theksuar gjithmonë në mënyrë të qartë se një mënyrë e tillë veprimi përjashton hapat e pakoordinuar nga të dyja palët. Hapat e tillë nuk janë të favorshëm për ndërtimin e konsensusit midis shteteve anëtare të BE-së për masat për të cilat po pyesni”.

Në fund, MPJ sllovene thekson se Sllovenia gjithmonë ka avokuar për një qasje të balancuar në raport me Prishtinën dhe Beogradin.

Vendimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit kanë ndikuar për të keq edhe qëndrimin e Francës. Burime diplomatike nga Parisi javën e kaluar i kanë thënë se për shkak të veprimeve të tilla të cilat kanë prekur edhe drejtpërdrejtë jetën e serbëve lokalë, kanë bërë që Franca të dyshojë nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njëmend de-eskalimin, diçka që është kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Italia e kryeministres Meloni është për heqje të masave, por për një heqje graduale. Ndërkohë nga Qeveria gjermane e kancelarit Scholz janë për heqje të masave, por theksojnë se për të ndodhur diçka e tillë duhet një unitet mes 27 shteteve anëtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit kishte kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Qeveria e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar diçka të tillë duke thënë se Kosova ka plotësuar kërkesa për de-eskalim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA