Vetëm 39% e rekomandimeve të Auditorit janë zbatuar nga komunat – KDI: Paraja publike po keqmenaxhohet

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Transaprency International Kosova (TIK) përmes një konference për media kanë publikuar raportuar analizën gjithëpërfshirëse mbi përsëritjen dhe nivelin e ulët të zbatimit të rekomandimeve të dala nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit ZKA për 38 komuna të Kosovës, raporton EO.

Kjo analizë është hartuar së bashku me Aleancën Qytetare të Transparencës AQT e cila përfshinë komunat Ferizaj, Graçanicë, Gjakovë, Kaçanik, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Rahovec, Skenderaj.

Analiza gjithëpërfshirëse ofron një pasqyrë të performancës së komunave bazuar në opinionet e përgjithshme të ZKA-së, llojin e gjetjeve dhe nivelin e zbatueshmërisë së rekomandimeve.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se qëllimi i këtij Raporti është që të dihet se çfarë po ndodh me menaxhimin e parasë publike. Ai sqaroi se sipas raporti të viti 2023 të gjitha komunat e Kosovës kanë zbatuar vetëm 39 për qind të rekomandimeve të Auditorit.

“Duke parë së të gjeturat tona kanë një nivel të ultë të respekti të rekomandimeve që dalin nga ZKA, këtë diskutim e kemi organizuar që të shohim se a është mungesë e kapaciteteve të kominave, a është mungesë e politikave afatgjate. Sipas raporti vjetor 2023 vetëm 39 për qind e rekomandime të Auditorit janë zbatuar”, ka thënë ai.

Selvije Kurti, menaxhere e projektit në KDI, tha se sipas Raporti ka përkeqësim të menaxhimit të parasë publike nga komunat.

Ajo ka thënë se gjetje kyçe të përsëritura në 12 komunat e Kosovës, janë menaxhimin i dobët të pronave publike, nënshkrimin e kontratave pa fonde të miratuara, kontrollin e dobët mbi projektet, sfidat në prokurimin publik, subvencionimin pa respektuar procedurat ligjore, dhe një zbatim të dobët të rekomandimeve të auditimit.

Ajo tha se vetëm 33.3 për qind nga 12 komunat kanë marr një opinion të pamodifikuar apo pozitiv, ndërsa pjesa dominuese prej 66.7 për qind e komunave kanë marr opinion të modifikuar apo negativ për viti 2023, ku sipas saj, tregon për mangësi dhe parregullsi në raportet e tyre financiare.

“Raporti i punës së ZKA-së për vitin 2023 tregon se përmbushja e rekomandimeve të auditorit nga komunat mbetet sfiduese, me një shkallë zbatimi prej vetëm 39%, që është më e ulët krahasuar me vitin 2022, ku zbatimi i rekomandimeve kishte arritur në 46% për 34 komuna. Sipas ZKA-së, edhe numri i opinioneve të modifikuara-kualifikuara për komunat për vitin 2023 ishte më i lartë se në vitin 2022, pra nga 16 kishte arritur në 23 në nivel vendi. Ky fakt tregon për përkeqësim të performancës së komunave lidhur me menaxhimin e financave publike lokale, përkatësisht saktësisë financiare dhe atë të pajtueshmërisë në nivel vendi. Sipas këtij raporti, “sfidë edhe më tutje mbetet kryerja e transaksioneve dhe aktiviteteve në përputhje me kornizën ligjore, klasifikimi adekuat i shpenzimeve, regjistrimi dhe menaxhimi i pasurive, detyrimeve të pa paguara, procedurat e prokurimit dhe menaxhimi i kontratave, si dhe menaxhimi i llogarive të arkëtueshme”.

“Përmbledhja me të dhënat e raporteve të auditorit për vitin 2022 dhe 2023, evidenton disa probleme apo gjetje kyçe të përsëritura në 12 komunat e Kosovës, përfshirë menaxhimin e dobët të pronave publike, nënshkrimin e kontratave pa fonde të miratuara, kontrollin e dobët mbi projektet, sfidat në prokurimin publik, subvencionimin pa respektuar procedurat ligjore, dhe një zbatim të dobët të rekomandimeve të auditimit”.

“Në anën tjetër, Kuvendi Komunal si organi më i lartë në komunë që zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët 34 ka përgjegjësi të mbiqkyr kryetarin e komunës në menaxhim të parasë publike, sidoqoftë numri i madh i gjetjeve të përsëritura dhe niveli i lartë i moszbatimit të rekomandimeve nga viti në vit tregon se Kuvendi Komunal mund të mos ketë luajtur rolin e tij sa duhet ose nuk është përfillur sa duhet nga ekzekutivi”, ka thënë ajo.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA