Peci ne Berlin: Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Global Shqiptar të Gastronomisë, i cili është duke u mbajtur në Arena Halle në Berlin.

Në këtë festival po promovohen prodhues, biznese e agrobiznese mbarëshqipatre, të cilët do të kenë edhe mundësinë e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit.

Ministri Peci ka treguar se MBPZhR-ja mbështet pjesëmarrjen e Unionit të Turizmit të Kosovës si promovues të potencialit agroturistik si dhe Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, si sinonimin e cilësisë së sektorit të verëtarisë.

“Turizmi dhe diaspora kanë rritur kërkesën për autenticitetin e shijes shqiptare. Kjo lidhet me hapjen e kufijve, nevojën për të shijuar, ri-vitalizuar shijen, gërshetuar e sprovuar bukën e vjetër në pjatë të re. Trashëgimia buknore shqiptare është bërë sikurse sofra, një rreth që na bashkon rreth flisë rrethore/diellore, pranë së cilës vendosen produktet e tjera, që nga tërhana e deri tek djathi i Sharrit”, ka thënë Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se kulinaria shqiptare shquhet për pjekjen mbi zjarr, bylmetin origjinal dhe barishtet lokale. E kur këtyre u shtohet mikpritja shqiptare kjo kuzhinë bëhet unike në sofrën globale.

Ndryshe, Festivali Global Shqiptar i Gastronomisë, do të jetë i hapur edhe sot për promovimin e potencialit zhvillimor që ka sektori i agroturizmit dhe ekoturizmit në Kosovë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA