Shoqëria civile reagon ndaj MINT-it dhe MF-së për mungesë transparence

Iniciativa CorrWatch* ka shprehur shqetësimin e thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në proceset e rekrutimit për këto pozita të larta drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në kuadër të MINT, Sekretar i Përgjithshëm në MFPT, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore e Prokurimit (AQP).

Përmes një komunikate për media, CorrWatch ka reaguar lidhur me mbylljen dhe mungesën e transparencës së MFTP për proceset rekrutuese për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në MFPT.

“Monitorimi i shoqërisë civile në procese të rekrutimit është i garantuar edhe me legjislacionin në fuqi. Neni 48, paragrafi 7 i Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik parasheh si në vijim: “Në procedura të rekrutimit për pozita të kategorisë lartë drejtuese në cilësinë e vëzhguesve mund të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe sindikatat”, thuhet në komunikatë.

CorrWatch ka bërë kërkesë për monitorimin e këtyre pozitave por nuk jemi njoftuar për asnjërën fazë të procedurës për pozitat e lartëcekura. Në rastin e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit, CorrWatch është njoftuar që njësia përgjegjëse është duke pritur përgjigje nga Ministri i MFPT.

“Për pozitën e Drejtorit ekzekutiv në AQP dhe Sekretarit të Përgjishëm në MFPT, CorrWatch nuk ka marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është njoftuar për t’a monitoruar procesin. Në MINT janë përgjigjur se do të lejohet monitorimi vetëm në fazën e verifikimit paraprak. Megjithatë, edhe përkundër konfirmimit, CorrWatch nuk është ftuar për monitorimin e fazën e verifikimit paraprak. Mohimi i përfshirjes së shoqërisë civile nga MFPT dhe MINT është i kundërligjshëm, cënon garancitë e dhëna me ligj si dhe transparencën si njëra nga shtyllat kryesore të meritokracisë. Një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëve në institucionet publike. CorrWatch u bën thirrje Ministrive në fjalë që të zbatojnë ligjin dhe krijojnë mundësitë për qasje të hapur dhe të drejtë, ku monitorimi nga shoqëria civile të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit ashtu siç garantohet me ligj. Sinqerisht, GLPS, Instituti GAP & INDEP”, thuhet në këtë komunikatë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA