Dafina Zeqiri dhe Lumi B kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull “Flaken vet ja dhe”, një projekt që vjen vetëm një ditë pasi këngëtarja zbuloi se është kurorëzuar me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.
Ky është një tjetër bashkëpunim i suksesshëm mes dyshes, pas hiteve të njohura si “Lule, lule”, “Kalon”, ”Ama”,”Na” dhe “Nana”.
Tutje Dafina po përgatit një tjetër surprizë për fansat e saj. Ajo do të sjellë një bashkëpunim ndërkombëtar me artistët Gims dhe Accaoui, që pritet të publikohet më 20 shtator me titullin “Ma Bella”.