Cardi B duket se i përfundoi thashethemet për zbardhjen e lëkurës së saj. Pas shumë pyetjeve në rrjete sociale se : A ka zbardhur Cardi B lëkurën e saj? Cardi B u përgjigj duke shpjeguar efektet që shtatzënia e saj e tretë ka pasur tek ajo.
“Unë jam shtatzënë, jam pak anemike, foshnja po e merr të gjithë energjinë nga trupi im deri në pikën që jam e zbehtë, nuk mund të nxihem nën diell, sepse po përjetoj shpejt marramendje.
Në fillim të këtij muaji, Cardi zbuloi se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e saj të tretë. Ajo është gjithashtu nënë e vajzës Kulture dhe djalit Ëave, të cilin e ndan me ish bashkëshortin Offset. Cardi bëri kërkesë për divorc nga Offset, më 31 korrik pas gjashtë vitesh martesë.