Halle Berry kërkoi kujdestarinë e vetme të djalit të saj, Maceo, mes betejës së ashpër të kujdestarisë me ish-bashkëshortin e saj Olivier Martinez.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ , Berry pretendoi se “sjellja e keqe” e ish-it ka ndikuar negativisht tek 10-vjeçari.
Berry pretendoi se ylli i “Taking Lives” ishte më i interesuar për përpjekjet e Maceo-s në futboll sesa për shkollimin e tij, duke pretenduar se Martinez refuzoi t’i jepte fëmijës së tyre një mësues sepse kjo do të ndërhynte në orarin e tij të praktikës.
Aktorja 58-vjeçare pohoi gjithashtu se djali i saj kthehet tek ajo i zemëruar pasi ai kalon kohë me Martinez, duke pretenduar se babai i tregon atij për problemet e marrëdhënies së tyre.
Sipas gazetës, Berry i përshkroi aftësitë e saj prindërore si “shembullore”, ndërsa ato të Martinezit janë më pak se të kënaqshme.
Martinez dhe Berry u ndanë në vitin 2015 pas dy vitesh martesë dhe që atëherë kanë qenë në një betejë të gjatë për kujdestarinë.
Ish-çifti aktualisht ndajnë kujdestarinë e përbashkët fizike dhe ligjore të Maceo-s, por Berry i paguan Martinezit 8,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët dhe mbulon shpenzimet e tij të shkollës./ NO FILT