Është hedhur sot shorti në xhudo për Lojërat Olimpike Paris 2024. Ashtu siç pritej, kampionia olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.
Nora Gjakova (-57 kg) përballet në raundin e parë me Lkhagvatogloo të Mongolisë. Akil Gjakova (-73 kg) në luftën e parë ndeshet me brazliainin Cargnin. Loriana Kuka (-78 kg) takohet në raundin e parë me Lobnik të Sllovenisë.
Përveç xhudos, në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova garon edhe në atletikë me Gresa Bakraqin si dhe në not me Hana Beiqin dhe Adell Sabovicin.