Bashkëpunëtori i Belivukut udhëhoqi simpatizantët e SNS-së në tubimin parazgjedhor të Vuçiqit

Aleksandër Vidojeviq, i njohur si “Aca Roshavi”, një huligan dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Veljko Belivuk, udhëhoqi aktivistët dhe simpatizantët e SNS-së që morën pjesë në tubim parazgjedhor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Aleksandar Vidojeviq, i njohur si Aca Rošavi, huligan dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Veljko Bellivuk, të shtunën udhëhoqi aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Progresive Serbe që morën pjesë në konventën në Shtark Arena të Beogradit, shkruan Nova.rs.

Bëhet fjalë për një person i cili është arrestuar disa herë për sjellje të dhunshme dhe armëmbajtje, ndërsa Bellivuk e ka përmendur në dëshminë e tij si ndërmjetës në komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton KosovaPress.

Konventa e madhe parazgjedhore e SNS-së u mbajt të shtunën në Shtark Arena të Beogradit. Kolona autobusësh e bllokuan këtë pjesë të qytetit, si mbështetje u sollën qytetarë nga të gjitha anët e Serbisë. Disa dolën vullnetarë, nga dashuria për partinë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa disa folën para kamerës për paratë që ju dhanë për këtë, si dhe ato që i presin në ditën e zgjedhjeve. Nëse votojnë për SNS-në, shkruan Nova.rs.

Në njërën nga fotot, Aca Roshavi është në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq.

Emri i tij u përmend shpesh pasi kreu i klanit kriminal Veljko Bellivuk e përmendi atë në dëshminë e tij.

Ai ka thënë se Vidojeviqin e ka takuar për herë të parë pasi është liruar nga paraburgimi, ku ka qenë për vrasjen e karateistit Vlastimir Millosheviq. Kjo vrasje njihet si “vrasje në shina”. Siç pretendonte Beljivuk, Vidojeviq i tha se ishte dërguar nga “bosi”, për të cilin më vonë specifikoi se ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se duhet të krijonte një grup tifozësh në jug të Partizanit, për të vendosur pushtetin në tribuna.

“Ju e dini që tifozët janë forca lëvizëse e këtij vendi”, tha Bellivuk në atë kohë dhe shtoi se ka bashkëpunuar me Vidojeviqin për sigurimin e inaugurimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Bellivuk tha se në atë kohë ai dyshohej se ishte në kontakt me kryetarin e Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiqin dhe se ishte ai që i kishte thënë se Vidojeviqi do të ishte në kontakt me ta dhe se ai ishte një person i besueshëm. Ata janë takuar me Vidojeviqin, por në një moment kanë dyshuar se ai nuk po ia përcjell “shefit” siç i është thënë, por se po ia atribuon vetes disa “merita”, ka theksuar Bellivuk, kujton mediumi serb.

Kush është Vidojeviq?

Në të dhënat e policisë ai figuron si pjesëtar i klanit kriminal të Kavaçit dhe njihet si person që është i lidhur me liderin e vrarë të tifozëve Aleksandar Stankoviq, i njohur si Sale Mutavi.

Vidojeviq u gjykua për rrënimin e klubit “Komitet”, në Beograd, në tetor të vitit 2018. Vendi u rrënua, dhe mysafirët dhe punëtorët e atij klubi u rrahën.

Gjyqi u shty pafundësisht dhe të pandehurit, 11 prej tyre, përdorën të gjitha metodat ligjore për të zgjatur sa më shumë procesin dhe përfundimisht të çonin në parashkrim absolut.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit dhe në pamjet filmike shihen huliganët që mblidhen pranë sallës së betonit dhe më pas nisen për në lokal. Kishte shumë dëshmitarë dhe viktima.

Thuhej se ata ishin huliganë, anëtarë të grupit të tifozëve “Principles” të udhëhequr nga Veljko Bellivuk dhe Marko Miljkoviç, dhe se “Pajser brigada” drejtohej nga Aca Roshavi, i cili në atë kohë mbahej në polici si person i afërt me Veljko Bellivuk dhe Marko Mijkoviq.

Emri i Vidojeviq u përmend edhe në vitin 2013 pas një tjetër incidenti, kur u shemb kafeneja “Hollyëood” në Karaburmë, në pronësi të Aleksandar Vaviqit, një prej drejtuesve të grupit të tifozëve të Partizanit “Alcatraz”.

Një grup personash të maskuar dhe të armatosur hynë në kafene dhe e demoluan atë dhe ngacmuan gruan e Vaviçit. Dikush ka njoftuar policinë për atë që po ndodhte dhe sulmuesit pasi kanë thyer gjithçka në kafene kanë ikur.

Vidojeviq për publikun e gjerë u bë i njohur edhe për fotot e tij me djalin e presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, të cilat dolën në publik. Një prej tyre u krijua në kampionatin botëror të futbollit, në qytetin rus të Samara, gjatë ndeshjes ku Serbia luajti kundër Kosta Rikës. Më pas KRIK bëri të ditur se Vidojeviq është anëtar i Asamblesë së Klubit të Futbollit të Partizanit si përfaqësues i tifozëve. Ai u fotografua me Danilo Vuçiqin dhe një duzinë njerëz të tjerë në festimin e Ditës së Republika Srpska në Banja Luka në vitin 2020. Përveç kësaj, gazetari i KRIK-ut e ka fotografuar djalin e presidentit në shoqërinë e Vidojeviqit dy vjet pas ndeshjes së lartpërmendur, në një kafene në “Cvetni trg” (sheshin e luleve).

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA