Dy minatorë janë dërguar në Emergjencën e qytetit të Mitrovicës, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Por edhe përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën, i ka konfirmuar Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Ai ka përsëritur kërkesat e minatorëve e që janë realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor.
Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.