Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë fitoren ndaj Austrisë, për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur sërish për një formacion ofensiv, duke iu besuar në sulm Milot Rashicës, Edon Zhegrovës dhe Vedat Muriqit.
Në mesfushë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, ndërsa në krahë do të luajnë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.
Në mbrojtje, Foda ka vendosur për Ron Raçin, Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin, ndërsa në portë do të jetë Amir Shaipi.
Formacioni i Kosovës: Shaipi; Krasniqi, Dellova, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Rashica, Zhegrova; Muriqi.
Austria ndërkohë pritet të zbresë në fushë me formacionin e saj më të mirë.
Ndeshja Kosovë–Austri zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis nga ora 18:00.






