Një person është arrestuar mbrëmë në Obiliq, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Siç njofton Policia, i arrestuari dyshohet se shkaku i xhelozisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.