Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh), në bashkëpunim me njësitë tjera policore, ka sekuestruar armë dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën e Skenderajt.
Gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar, policia thotë se ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike, si dhe sende të tjera që dyshohet se mund të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale, transmeton Klankosova.tv.
“Lidhur me këto raste, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, janë intervistuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet procedurale, në koordinim me prokurorët kompetentë. Policia, apelon te qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë, duke raportuar çdo rast të dyshimtë përmes numrit emergjent 192, aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, ose përmes adresës elektronike [email protected]”, thotë Policia.





