Kolegji AAB

Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë bëhet e ditur se trupi gjykues do të marrim vendimin në kohën e duhur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro.

“Trupi Gjykues do të nxjerrë një vendim lidhur me këtë kërkesë në kohën e duhur”, ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Kërkesën për lirim me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi mbrojtja e tij e ka parashtrua më 6 korrik të këtij viti dhe brenda një afati të arsyeshëm trupi gjykues duhet të kthej një përgjigje.

Përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

Po ashtu, thuhet se, Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës. /Radio Dukagjini

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA