AKK: Ministria e Financave po fundos buxhetet e komunave dhe po ndëshkon qytetarët edhe përmes tatimit në pronë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka akuzuar Ministrinë e Financave për neglizhencë dhe dështim institucional lidhur me mosfunksionimin e sistemit të ri të tatimit në pronë, i cili sipas tij po dëmton rëndë komunat dhe qytetarët.

Sipas reagimit të AKK-së, komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake, ndërsa qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba për shkak të problemeve teknike në sistem.

Ibrahimi kërkoi funksionalizimin urgjent të sistemit, transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe kompensim për dëmet financiare që po u shkaktohen komunave.

E plotë:

Asociacioni i Komunave të Kosovës reagon ndaj neglizhencës së Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Tatimit në Pronë lidhur me mosfunksionimin e plotë të sistemit të ri të tatimit në pronë, i lansuar që nga Gushti i vitit 2025.

Është e papranueshme që edhe pas 9 muajsh, komunat vazhdojnë të përballen me një sistem jofunksional, pa afate konkrete dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale nga ana e nivelit qendror.

Si pasojë direkte e kësaj neglizhence:
• komunat po humbin miliona euro të hyra vetanake;
• qytetarët po penalizohen padrejtësisht me interesa dhe gjoba;
• janë bllokuar procedurat e rillogaritjes dhe regjistrimit të pagesave;
• parapagimet nuk shfaqen saktë në sistem;
• është cenuar seriozisht besueshmëria institucionale ndaj komunave.
Përkundër kërkesave të vazhdueshme të komunave për sqarime dhe ndërhyrje urgjente, Ministria ka zgjedhur heshtjen dhe neglizhencën, duke lënë komunat dhe qytetarët të përballen vetë me pasojat e këtij dështimi.

AKK konsideron se kjo situatë nuk është më vetëm problem teknik, por dështim serioz institucional që po dëmton rëndë financat komunale dhe funksionimin normal të administratës lokale.

Kërkojmë urgjentisht:

• funksionalizimin e plotë të sistemit;
• raport transparent publik mbi problemet dhe përgjegjësit;
• eliminimin e penaliteteve të padrejta ndaj qytetarëve;
• kompensimin e dëmeve financiare që komunat po pësojnë si pasojë e kësaj neglizhence.
Komunat nuk mund të mbajnë barrën e paaftësisë dhe mosveprimit të institucioneve qendrore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA