Më 23 maj 2026, me fillim nga ora 17:00, në bibliotekën Pestalozzi Bibliothek në Zürich do të mbahet promovimi i librit “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”, me autor Prof. Dr. Ilir Muharremi.
Aktiviteti synon të sjellë një vështrim mbi zhvillimin e artit konceptual në Kosovë dhe rolin e tij në kontekstin bashkëkohor kulturor, politik dhe ndërkombëtar. Në panel do të marrin pjesë: Prof. Dr. Ilir Muharremi, Sislej Xhafa – artist ndërkombëtar, Kushtrim Sylejmani – artist.
Sipas organizatorëve, programi do të përfshijë historikun e artit konceptual, prezantimin e artistëve të përzgjedhur në libër, prezantimin e veprave artistike, krahasimet me zhvillimet në rajon, si dhe diskutime mbi artin si mjet diplomatik dhe gjuhë politike.
Ngjarja organizohet nga Kushtrim Sylejmani, ndërsa hyrja është falas.





