Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë do të diskutohen shtatë pika.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, 2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë, 3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, 5. Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, 6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, 7. Emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.






