Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të akademikut të njohur Rexhep Qosja.
Malaj e vlerësoi lart kontributin e Qosjes në letërsi dhe në mendimin intelektual shqiptar, duke e cilësuar veprën e tij si një “pasuri të jashtëzakonshme”.
“Gjithçka që ka lënë akademiku Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme. Për këtë arritje që jetojmë sot mendoj që më mirë akoma do të jetë për brezin e ri që do të mund të prek tezat e tij dhe gjithçka që ka ai ka bërë për letërsi”, u shpreh Malaj.
Ai shtoi se Qosja gëzon një reputacion të madh në Shqipëri.
“Në Shqipëri, Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të thotë që ai nuk e gëzon në Kosovë, por unë kam bindjen se ne do të dimë t’ia kthejmë atë kontribut të tij në vlerë për shoqërinë shqiptare”, shtoi Malaj.






