10 C
Pristina
Thursday, April 23, 2026

Komisioni për Ekonomi miraton projektligjin për marrëveshjen për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s

Komisioni për Ekonomi me shtatë vota për dhe një abstenim ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka prezantuar në komisionin këtë projektligj, duke thënë se marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në themelimin e integrimit ekonomik në tregjet evropiane me fuqi të lartë blerëse.

Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në themelimin e integrimit ekonomik në tregjet evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar në themelimin e bashkëpunimit me liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale, përmirësimin e qasjes në treg për produkte bujqësore të caktuara, të drejtat e pronësisë intelektuale, vendosjen e rregullave të qarta për origjinën e mallrave, si dhe rritjen e sigurisë juridike për operatorët ekonomikë. Një komponentë me rëndësi të veçantë është përfshirja e tregtisë në shërbime, ku në këtë marrëveshje parashihen edhe shërbimet profesionale, shërbimet financiare, shërbimet e transportit, të teknologjisë së informacionit dhe shërbimet turistike, raporton EO.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA