Drejtori i AVONET, Kenan Gashi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizja Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra në Kuvendi i Kosovës, duke i cilësuar ato si “degradim të rrezikshëm të nivelit përfaqësues”.
Përmes një reagimi publik, Gashi tha se fjalimi i deputetit nuk është thjesht devijim retorik, por dëshmi e një rënieje serioze të standardit politik në institucionin më të lartë të shtetit.
Postimi i plotë:
Deklarimet e tij përbëjnë jo vetëm mungesë elementare njohurie, por edhe një arrogancë të papranueshme që sulmon drejtpërdrejt themelet mbi të cilat qëndron Republika e Kosovës.
Fatos Geci dhe të ngjashmit me të duhet ta kuptojnë qartë, sulmet ndaj figurave kyçe të historisë sonë nuk janë “opinione”, por përpjekje për të relativizuar sakrificën dhe për të cenuar identitetin shtetëror. Presidenti Hashim Thaçi mbetet një nga figurat qendrore të proceseve që sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Çdo përpjekje për ta njollosur këtë kontribut është një akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm.
Është alarmante kur një gjuhë e tillë del nga një përfaqësues i popullit. Kjo nuk është më çështje individuale, por problem serioz institucional dhe politik. Prandaj, e dënoj me forcën më të madhe këtë diskurs dhe kërkoj jo vetëm kërkim falje publike, por edhe reflektim të menjëhershëm për përgjegjësinë që bart mandati i deputetit. Në çdo standard normal demokratik, një gjuhë e tillë do të duhej të pasohej me dorëheqje të menjëhershme.






