7.2 C
Pristina
Tuesday, April 21, 2026

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple ka njoftuar emërimin e John Ternus si drejtorin e ri ekzekutiv, duke zëvendësuar Tim Cook, i cili do të largohet nga posti pas 15 vitesh në krye të kompanisë.

Ternus, aktualisht kreu i inxhinierisë së pajisjeve dhe pjesë e Apple prej 25 vitesh, do të marrë detyrën më 1 shtator. Ndërkohë, Cook do të kalojë në rolin e kryetarit ekzekutiv.

Cook ka drejtuar Apple që nga viti 2011, pasi bashkëthemeluesi Steve Jobs u tërhoq për arsye shëndetësore, pak para ndarjes së tij nga jeta.

Gjatë verës, Cook do të vijojë të qëndrojë në krye të kompanisë për të siguruar një tranzicion të qetë drejt drejtimit të ri. Më pas, ai pritet të kontribuojë në fusha të caktuara të aktivitetit të kompanisë, përfshirë angazhimin me politikëbërës në nivel global.

Vendimi për largimin e tij vjen pas muajsh spekulimesh se Apple, e cila së fundmi festoi 50-vjetorin, ishte në kërkim të një pasardhësi.

Cook e cilësoi drejtimin e kompanisë si “privilegjin më të madh të jetës sime”, duke theksuar se gjatë mandatit të tij Apple u shndërrua në një nga kompanitë më të vlefshme në botë. Në vitin 2018, ajo u bë kompania e parë publike që arriti vlerën prej 1 trilion dollarësh, ndërsa sot vlerësohet në rreth 4 trilionë dollarë.

Kush është CEO i ri, John Ternus?

John Ternus është një veteran i Apple, i cili i është bashkuar ekipit të dizajnit të produkteve në vitin 2001. Ai u bë Zëvendëspresident i Inxhinierisë së Harduerit në 2013 dhe iu bashkua ekipit ekzekutiv në 2021 si Zëvendëspresident i Lartë i po këtij departamenti.

Gjatë karrierës së tij, Ternus ka qenë thelbësor në prezantimin e linjave si iPad dhe AirPods, si dhe gjeneratave të shumta të iPhone, Mac dhe Apple Watch.

Përpara se t’i bashkohej Apple, Ternus ka punuar si inxhinier mekanik në Virtual Research Systems dhe mban një diplomë bachelor në Inxhinieri Mekanike nga Universiteti i Pensilvanisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA