14.7 C
Pristina
Monday, April 20, 2026

Inflacioni 6.7%, Rafuna kritikon Qeverinë për mosuljen e TVSH-së

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e inflacionit po ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve, duke i detyruar ata të paguajnë më shumë dhe të konsumojnë më pak.

“Inflacioni e varfëron qytetarin e Kosovës, çka nënkupton se qytetarit i ulet standardi jetësor, bie vlera e parasë, e sidomos te produktet të cilat i përdorim çdo ditë. Për këtë arsye qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë dhe do të blejnë më pak produkte se që kanë blerë më herët”, tha Rafuna.

Ai theksoi se ndërhyrjet direkte në çmime nga ana e Qeverisë nuk janë zgjidhje dhe mund të kenë pasoja negative për ekonominë.

“Nuk është zgjidhje të stopohen çmimet dhe nuk duhet të bëhet kjo, është gjë e rrezikshme nëse qeveria vendos t’i ulë çmimet në mënyrë administrative”, u shpreh ai.

Sipas Rafunës, institucionet duhet të fokusohen në politika fiskale, administrative dhe monetare për të përballuar situatën ekonomike, si dhe të mbështesin prodhuesit vendorë.

“Qeveria duhet të lëvizë me politikat fiskale, me politikat administrative dhe me politika monetare, edhe pse nuk kemi monedhë tonën, duhet të ndihmojë prodhuesit kosovarë”, deklaroi ai.

Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit në kohë nga ana e institucioneve, duke përmendur kërkesën e Odës Ekonomike për uljen e TVSH-së në derivate.

“Qeveria është vonuar shumë. Ne si Odë Ekonomike para një muaji kemi kërkuar, sidomos te pjesa e derivateve, që të ndërhyhet me uljen e TVSH-së, por kjo nuk është marrë për bazë. Deri tani nuk ka masa konkrete, ndërsa çmimi i derivateve e rrit normalisht inflacionin dhe çmimet e produkteve që i konsumojmë”, theksoi Rafuna.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA