16.5 C
Pristina
Sunday, April 19, 2026

Nevil Dede nuk është kryetrajner i ferizajt

Nevil Dede është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit të FC Ferizaj pas barazimit 1:1 me Prishtinën e Re në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Ky rezultat ka shkaktuar pakënaqësi në kampin ferizajas, pasi skuadra ishte favorit për të fituar ndaj ekipit të fundit në renditje, por pësoi golin e barazimit në minutën e 89-të.

 

Përmes një njoftimi, klubi ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me Deden në interes të objektivave të sezonit.

 

“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede.

 

Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit.

 

Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”, njofton FC Ferizaj.

 

Ferizajasit janë në vend të shtatë me 33 pikë e Prishtina e Re në fund me 28 sosh.

 

 

Ferizaj aktualisht mban vendin e shtatë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 28 pikë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA