Vlerësimi fillestar i Iranit për dëmet nga sulmet ShBA–Izrael e vendos koston e përafërt në 270 miliardë dollarë, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, e cituar nga agjencia lajmeve “Tasnim”, duke shtuar se shifra ende nuk është përfundimtare.
“Një nga çështjet që ekipi ynë negociues po ndjek dhe e ka ndjekur edhe në bisedimet në Islamabad është çështja e reparacioneve të luftës,” tha Mohajerani.
“Humbjet e Iranit nga sulmet amerikane dhe izraelite aktualisht vlerësohen rreth 270 miliardë dollarë.”
Udhëheqja e mbijetuar e Iranit ka paraqitur një kërkesë të lartë për paqe me SHBA-në dhe Izraelin, që përfshin të drejtën e njohur për pasurimin e uraniumit, pagesën e dëmshpërblimeve dhe heqjen e të gjitha sanksioneve.






