Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 12.04.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Lipjan 12.04.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Podujevë 12.04.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila është me terapi për probleme mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu në trajtim mjekësor psikiatrik nën përcjellje të policisë është dërguar edhe e dyshuara. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.
DHUNË NË FAMILJE
· Malishevë 12.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 10.04.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.






