11.8 C
Pristina
Sunday, April 12, 2026

Drejtori i AVONET: Përmirësime në performancën e disa ministrave

Kenan Gashi, Drejtor i OJQ AVONET ka ndarë një vlerësim pozitiv lidhur me punën e disa dikastereve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar se gjatë muajve të fundit është vërejtur rritje e performancës dhe e përgjegjësisë institucionale nga disa ministra.

Sipas Gashit, përmes monitorimit të proceseve brenda institucioneve dhe hulumtimit të rasteve konkrete në ministri të ndryshme, është evidentuar reflektim dhe ndryshim në qasjen e disa drejtuesve institucionalë. Ai ka theksuar se bazuar në gjetjet dhe përgjegjësitë institucionale, disa ministra kanë filluar të tregojnë përmirësim të dukshëm në ushtrimin e detyrës dhe në adresimin e çështjeve të ngritura.

Po ashtu, gjatë këtij procesi është vërejtur rritje e gatishmërisë për të bashkëpunuar, si dhe një qasje më e përgjegjshme ndaj kërkesave për llogaridhënie.

Në këtë kontekst, drejtori i AVONET ka veçuar ministrat Armend Muja, Dimal Basha, Saranda Bogujevci, Hajrullah Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Andin Hoti, për të cilët ka thënë se kanë treguar angazhim konkret dhe vullnet për përmirësim në punën e tyre.

Gashi ka shtuar se monitorimi i institucioneve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në administratën publike.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA