13.1 C
Pristina
Wednesday, April 8, 2026

Projektligji për masat në produktet bazë, Kusari-Lila: Garanton mbrojtje të konsumatorit

Projekligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg është shqyrtuar në komisionin për Ekonomi.

Atë e ka prezantuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se gjatë hartimit janë marrë në konsideratë edhe rekomandimet e dhëna në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me ligjin paraprak, i cili ishte rrëzuar.

“Ky projektligj merr në konsideratë këto rekomandime dhe përcakton dy lloje të masave të përkohshme Caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar nga operatorët ekonomikë.”, ka thënë Kusari-Lila.

Gjithashtu ajo ka thënë se nga Kuvendi i Kosovës do të themelohet një bord i pavarur për masat e përkohshme për kufizim të çmimeve.

“Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat si dhe procesi i vendimmarrjes. Projektligji lidhet ngushtë me prioritetet e qeverisë së Republikës duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorit.”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se gjatë procesit të hartimit, ka mbajtur edhe tryeza konsultative me përfaqësues nga odat ekonomike, shoqatat përkatëse që përfaqësojnë operatorët ekonomikë të lidhur me produktet themelore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA