5.8 C
Pristina
Thursday, April 2, 2026

AGK dënon gjuhën e Kurtit ndaj mediave, kërkon ndaljen e presionit politik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar si retorikë nxitëse dhe akuzuese ndaj mediave dhe gazetarëve në vend.

Reagimi i AGK-së vjen pasi Kurti, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës të enjten, akuzoi për ndikime të jashtme dhe “hyrje të parave në mënyrë të padukshme”, duke shtuar se “një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë”, dhe se manipulimi, sipas tij, vjen edhe përmes “argatëve brenda vendit”.

AGK vlerëson se një gjuhë e tillë, që i etiketon mediat dhe gazetarët si “argatë të armiqve”, përbën vazhdimësi të fushatave të qeverisë kundër raportimit të pavarur dhe cenon drejtpërdrejt lirinë e medias.

Në reagimin e saj, organizata u ka bërë thirrje institucioneve që të ndalin presionin politik ndaj mediave, përfshirë transmetuesin publik RTK, si dhe të sigurojnë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës për hartimin e ligjit të ri për KPM-në.

Sipas AGK-së, deklaratat e fundit të Kurtit vijnë vetëm pak ditë pas vizitës së një misioni faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, i cili ka konstatuar rënie të vazhdueshme të lirisë së medias në Kosovë në vitet e fundit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA