Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është larguar nga seanca e sotme e Kuvendit. Kjo pasi nuk u arrit pajtueshmëri që në rend të ditës të futet një draft-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës dhe viktimave.
PDK ka kërkuar që ky propozim të futet si pikë e parë e rendit të ditës.
Lëvizja Vetëvendosje nuk u pajtua që një rezolutë e propozuar nga PDK-ja për “mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës”, të futet si pikë e parë e rendit të ditës.
Shefja e grupit të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, tha se duhet krijohet një grup i përbashkët nga të gjitha partitë që të sillet një draft në fund për miratim.
Rezoluta u përkrah nga LDK dhe AAK. Në shenjë pakënaqësie PDK lëshoi sallën.
Seanca është duke vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës.






