Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.
Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit ai i ka kërkuar presidentit francez mbështetjen e Francës në rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë.
‘’ Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.
Postimi:
Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë. Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.
Falenderoj Presidentin Macron për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e Republikës së Francës në ecjen e Republikës sonë përpara.






