2.8 C
Pristina
Friday, March 27, 2026

Në Parlamentin e Austrisë mbahet konferenca „Kosova në BE“

Konferenca “Kosova në BE” do të mbahet në Parlamentin Austriak, me mbështetjen e mikut tonë Andreas Minnich, Nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Austriak, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri–Kosovë

Kjo konferencë i kushtohet 27-vjetorit të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë, e cila filloi më 24 mars 1999, me qëllim të ndalimit të terrorit shtetëror dhe veprimeve të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilat në atë kohë kryenin masakra ndaj popullatës civile shqiptare, si pjesë e një plani gjenocidal.

Ndërhyrja e NATO-s jo vetëm që ndali gjenocidin e planifikuar, por solli në Kosovë liri, paqe dhe demokraci, duke i hapur rrugë ndërtimit të një shteti të lirë, demokratik dhe të pavarur.

Sot, Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, duke synuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, proces në të cilin gëzon përkrahjen e vazhdueshme të miqve austriakë dhe të vetë shtetit të Austrisë, përfshirë edhe organizimin e kësaj konference në Parlamentin Austriak.

Konferenca do të mbahet nesër, nga ora 13:00 deri në 15:00, sipas agjendës së bashkangjitur, në ambientet e Parlamentit Austriak, Palais Epstein./Albinfo

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA