Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar nga Gjermania një shtetas të Kosovës, që kërkohej përmes INTERPOL’it.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.






