Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, që dyshohet për veprën penale “grabitje”, raporton Gazeta Sinjali.
Në faqen zyrtare të policisë në Facebook, është publikuar fortografia e tij, ku kërkohet informacion për të mundësuar kapjen e tij.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”, thuhet në kërkesën e PK-së.






