5.3 C
Pristina
Monday, March 16, 2026

Çka dihet deri më tani për vrasjen në Gjakovë?

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili tha se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij)”, tha ai.

Ndërkaq, për të plagosurin, Elezi tha se është dërguar për trajtim mjekësor.

“Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaroi ai.

Në lidhje me këtë rast, për Klankosova.tv është deklaruar edhe Prokuroria e Gjakovës, përmes zëdhënësit Drin Domi, i cili deklaroi se i dyshuari është identifikuar dhe është në arrati.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Është inicuar rast për vepren penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, deklaroi Domi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA