Një autobus i transportit publik në Zvicër u përfshi nga flakët, duke lënë të vdekur gjashtë persona dhe duke plagosur të paktën katër të tjerë, tha policia të martën në mbrëmje.
Tre persona të plagosur janë në gjendje kritike, njoftoi policia e kantonit të Friborgut. Gjatë operacionit të shpëtimit, u plagos edhe një ndihmës mjekësor.
Incidenti ndodhi në qytetin Kerzers, në perëndim të kryeqytetit Bernë.
Gazeta zvicerane Blick citoi një dëshmitar të ketë thënë se një burrë në autobus u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Policia tha se zjarri u shkaktua nga aktiviteti njerëzor.
Zjarrfikësit shuan zjarrin, por autobusi u shkatërrua plotësisht. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë automjetin të përfshirë plotësisht nga flakët dhe tymi i dendur.






