10.7 C
Pristina
Thursday, March 5, 2026

I ndërpritet paraburgimi të dyshuarit për manipulim votash në Prizren, Supremja: S’u dhanë arsyetime bindëse

Gjykata Supreme ka njoftuar se i është ndërprerë paraburgimit N.B , i cili dyshohej për veprën penale falsifikim i rezultatit të votimit.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se, Supremja ka vlerësuar se dy instancat më të ulëta gjyqësore, nuk kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm lidhur me ekzistimin e bazës ligjore për caktimin e paraburgimit, përcjell Express.

Postimi:

Ndërpritet paraburgimi ndaj N.B., i pandehur për keqpërdorim të pozitës

Prishtinë, 5 mars 2026 – Gjykata Supreme në çështjen penale ndaj të pandehurit N.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ka marrë vendim që të aprovojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë. Të pandehurit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është liruar për t’u mbrojtur në liri.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe të Gjykatës së Apelit, lidhur me caktimin dhe vërtetimin e masën së paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale falsifikimi i rezultatit të votimit.

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dy instancat më të ulëta gjyqësore, nuk kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm lidhur me ekzistimin e bazës ligjore për caktimin e paraburgimit.

Gjykata Supreme ka konstatuar se arsyetimet e dhëna lidhur me rrezikun e ndikimit në dëshmitarë apo përsëritjes së veprës penale janë të natyrës supozuese dhe nuk mbështeten në prova konkrete. Nuk rezulton se ekziston rrezik real që i pandehuri të ndikojë në dëshmitarë apo të përsërisë veprën penale, duke pasur parasysh se procesi zgjedhor ka përfunduar dhe rezultatet janë certifikuar.

Gjykata Supreme gjithashtu ka theksuar se paraburgimi paraqet masë të fundit (ultima ratio), e cila duhet të zbatohet vetëm në mënyrë të jashtëzakonshme dhe vetëm kur plotësohen qartë kushtet e përcaktuara me ligj.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA