Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë me dije se propozimi i Glauk Konjufcës për president flet shumë për VV-në.
Ai ka bërë me dije se kjo tregon qartë se problemi nuk është zgjedhja e Presidentit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se problemi është obsesioni për pushtet dhe dëshira për të kontrolluar”
“Sot, në orët e fundit të afatit kushtetues, Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi të propozojë kandidatin e saj partiak për President, pa asnjë marrëveshje me askënd, edhe pse e di shumë mirë që nuk i ka votat. Kjo tregon qartë se problemi nuk është zgjedhja e Presidentit. Problemi është obsesioni për pushtet dhe dëshira për të kontrolluar çdo institucion të shtetit, pa partnerë, pa marrëveshje dhe pa respekt për rregullat demokratike”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Kur nuk mund ta kontrollojnë gjithçka, janë të gatshëm ta fusin vendin në krizë. Edhe në zgjedhje të reja, nëse duhet. Sepse për ta pushteti është më i rëndësishëm se stabiliteti i shtetit. PDK i ka dalë zot këtij procesi me dinjitet, me alternativa të ndryshme për zgjedhje. Për fat të keq, po rikonfirmohet se të pritet përgjegjësi nga Albin Kurti, njeriu që prej më shumë se një viti po e mban peng qeverisjen e vendit, është më shumë se naivtet. Keq, shumë keq!”, ka shkruar ai.






