11.3 C
Pristina
Monday, March 2, 2026

Cakolli: Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhet Presidenti, zgjedhje

Teksa vendi po hyn në ditët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka paralajmëruar se dështimi për ta përmbyllur procesin deri më pesë mars do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Cakollit, debati politik po zhvillohet më shumë rreth asaj se “kujt do t’i mbetet faji” në rast të dështimit, sesa rreth gjetjes së një zgjidhjeje që garanton stabilitet institucional.

“Vet mënyra si Kushtetuta e ka ndërtuar procesin e zgjedhjes së Presidentit dëshmon se synimi ka qenë që ky post të mos jetë produkt i thjeshtë i shumicës parlamentare. Kërkesa për kuorumin dhe votat e dy të tretave në raundet e para, sipas Cakollit, është një mekanizëm “anti-shumicë”, i projektuar për të siguruar mbështetje më të gjerë politike”, shkruan ai.

Më tutje Cakolli ka theksuar se procedura me së paku dy kandidatë dhe 30 nënshkrime për nominim e strukturojnë garën në mënyrë demokratike, ndërsa raundi i tretë garanton përfundimin e procesit dhe vazhdimësinë institucionale.

Cakolli ka sqaruar gjithashtu se afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është 5 marsi dhe jo 4 marsi dhe se kalimi i këtij afati e vendos vendin në situatë të mospërmbushjes së një obligimi kushtetues.

“Nëse afatet varen nga vullneti për të nisur procedurat, atëherë ato humbin çdo kuptim”, ka theksuar ai, duke shtuar se një situatë e tillë praktikisht mund të adresohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA