Milan ka arritur një fitore tejet të rëndësishme,por mjaft të vështirë ndaj Cremoneses me rezultat 2:0.
Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket mënyrës së lojës,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.
Në pjesën e dytë rossonerët shtuan edhe më shumë presionin në portën vendase,dhe të dy golat erdhën në minutat e fundit të ndeshjes.
Luka Modric në minutën e 90-të asistoi tek Pavlovic për 1:0,teksa katër minuta më vonë Rafael Leao shënoi për 2:0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.
Milan vazhdon të jetë në pozitën e dytë në Serie A me 57 pikë të grumbulluara,10 më pak se lideri aktual Inter që dje mundi në shtëpi skuadrën e Genoas.






