8.3 C
Pristina
Thursday, February 26, 2026

Bedri Hamza kujton Adem Demaçin dhe betimin e Hashim Thaçit si President: Sakrifica u kthye në institucion, ëndrra në shtet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi simbolike, duke e lidhur atë me dy data të rëndësishme për historinë politike të vendit: 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit dhe dhjetëvjetorin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës.

“Ua gjeta këtë fotografi si kujtim i dy datave të rëndësishme: 90-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, frymëzimit të brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe dhjetëvjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçi si President”, ka shkruar Hamza.

Ai ka rikujtuar simbolikën e betimit të Thaçit në ditëlindjen e Demaçit. “Në ditëlindjen e tij, para dhjetë vjetësh, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”, ka thënë Hamza.

Sipas Hamzës, figura e Demaçit mbetet e pazëvendësueshme në historinë kombëtare. “Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor”, është shprehur ai.

Në fund, ai ka theksuar se “edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë”, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Liri. Drejtësi.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA