Ylli i Real Madrid, Vini Jr, është shpallur Lojtari i Javës në Champions League pas një paraqitjeje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj Monacos.
Braziliani kontribuoi direkt në rezultatin e ndeshjes, duke shënuar një gol, dhuruar dy asistime dhe duke detyruar një autogol nga kundërshtari. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ngjall pyetjen: a është ky shenjë se Vini Jr është rikthyer në formën më të mirë?
Zgjedhja e tij nga UEFA për “Player of the Week” konfirmon ndikimin e madh që braziliani ka në skuadër dhe rëndësinë e tij për Real Madrid në fazën e eliminatoreve të Champions League.






